Avokati i Popullit / Zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

shtë zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Klan News raporton se ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.

Lista është:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.

“Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës opozita propozon deri në gjashtë kandidatë të përzgjedhur prej saj nga lista e aplikantëve, dhe shumica zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.

Sipas kësaj formule, nga këta tre kandidatë opozita vendos një prej tyre për ta votuar në seancë me konsensus.

Share This Article