Thirrja e kongresmenit amerikan: Të rishqyrtohet reforma në drejtësi, po minon sundimin e ligjit

albnews
By
1 Min Read

Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Europën, ka shprehur shqetësimin për ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, gjatë një deklarate të fundit.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për qytetarët,” tha Self.

Share This Article