Baci: Dhuna policore ndaj naftëtarëve tështë e papranueshme, janë në të drejtën e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i PD, Luan Baci ka reaguar ashpër kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj naftëtarëve që protestonin.

Baci e ka cilësuar diçka të tillë si të papranueshme, në një kohë që shton se rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit.

Demokrati i ka bërë thirrje naftëtarëve që të protestojnë përpara bashkisë, prefekturës, ministrisë së Energjitikës dhe kryeministrisë.

Postimi i Bacit:

Dhuna policore ndaj naftëtarëve të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.

Naftëtarët janë të nëpërkëmbëur, janë të vjedhur ndër vite nga klienetët e pushtetit dhe dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.

Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.

I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para ministrisë së Energjitikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.

Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme:
Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet.

Share This Article