Bajrami dhe Asllani shkëlqejnë në ndeshjen ndaj Interit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë në Itali me klubin e tij, Empoli.

Në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Interit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë, lojtari shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 61, duke barazuar shifrat në 1-1. Lëvizje e bukur në zonë dhe gjuajtje e saktë me të majtën, teksa përfundon në rrjetë.

Goli i tetë sezonal për Bajramin, nga të cilët 5 në kampionat dhe 3 në Kupën e Italisë.

Asisti i golit erdhi nga shqiptari tjetër i Empolit, Kristjan Aslani, lojtari i Kombëtares shqiptare U-21, i cili grumbullohet rregullisht në ekipin e parë të klubit italian.

Madje, 19-vjeçari shqiptar e nisi si titullar ndeshjen ndaj Interit, kurse Bajrami hyri në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke u kthyer edhe në protagonist.

Empoli kaloi në avantazh madje në minutën e 76-të, por Interi barazoi në minutat e fundit, duke e çuar ndeshjen në shtesë e më pas do të fitonte sfidën 3-2 e duke eliminuar Empolin. Gjatë ndeshjes në lojë hyri si zëvendësues edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

Paraqitja e Bajramit dhe Asllani është vlerësuar me nota pozitive ndonëse skuadra e tyre nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Share This Article