Balla: Gjermania, qëndrim të qartë si kristali pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta.

Duke falënderuar Gjermaninë për qëndrimin e saj të qartë si kristal në favor të negociatave, Balla theksoi se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë – në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet e meritojnë këtë hap përpara pasi kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të BB”, theksoi Balla.

Gjithashtu Balla ka falënderuar edhe grupimin e Partive Popullore Europiane për mbështetjen, duke treguar një angazhim të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij europiane./ATSH/

Share This Article