Balluku kërcnon grevistët me ushtri dhe FSHN: Kontrollorët do i nxjerrim nga ndërtesa, nuk janë në tokën e babait

 1,456 total views,  2 views today

Pas lajmit se ushtria kishte shkuar në Rinas, Balluku ka dal në konferencë mediatike ku ka deklaruar se kontrollorët do i nxjerrim nga ndërtesa, sepse kanë hequr dorë nga detyra

“Më shumë para në kohë pandemie. Nëse nuk i plotësohet kushti. Në rast se nuk i ofrohen 4400 dollarë, atëherë kontrollorët marrin peng republikën e Shqipërisë. E trajtojnë hapësirën ajrore si tokën e babait të vet. Sot ishte planifikuar një fluturim për të sjellë vaksinat në Shqipëri por nuk do të vijnë dot pasi kontrollorët nuk duan që ju të vaksinoheni. Ata që kanë vdekur jashtë vendit dhe duan të vijnë në vendin e vet për t’u varrosur nuk do vijnë dot. Trafiku ajror ka qenë në limite në vitin 2019. Kemi 57% rënie për shkak të pandemisë. Për këtë arsye, kompania e cila nuk i ka rënë në qafë asnjëherë buxhetit të shtetit. Pagat e tyre janë të pakrahasueshme me administratën. 2490 dollarë paguhen kontrollorët e trafikut ajror.

Mbajnë jetën e njerëzve në përgjegjësi, ndërsa sot në mëngjes i vunë traun aeroportit. Nuk janë të gjithë kontrollohet tregtarë. Janë burra dhe gra të nderuara. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtrat e politikës kanë futur duart. Sot një çetë ka marrë dhe ka bërë plaçkë hapësirën shqiptare. Vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës ata që kishin turnin e punës që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Por për këtë është dëshmitar e gjithë Shqipëria dhe askush nuk do ju ndihmojë dot para ligjit.

Për sa kohë është mbyllur aeroporti për shkak të veprimeve tuaja, e keni braktisur detyrën. Është e pavlefshme të qëndroni brenda ndërtesës. Dje në m’u dorëzuan 31 fletë që janë të shkuara po njësoj që nuk merrni 4400 dollar për 17 ditë punë, për 28+7 ditë pushim, 205 ditë punë në vit. Të gjithë qytetarët dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Ata e kuptojnë nëse keni aplikuar për borxh tek të afërmit. Nga ky moment për sigurinë  republikës së Shqipërisë, për shkak të detyrimeve te partnerët tanë dhe duke qenë se kontrollorët e trafikut ajror që kanë  nënshkruar kontrata për hapësirën shqiptare, kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Për këtë arsye një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë më në duart e tyre. Të gjithë ata që nuk kryejnë funksione, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I bëj thirrje të gjithëve të flasim dhe të diskutojmë”, deklaroi Balluku.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •