Balla: Meta ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mazhoranca nuk do të tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një interviste televizive.

Balla shprehet se do të jetë i pranishëm në seancën plenare të Komisionit të Venecias për të treguar shkeljet kushtetuese të Ilir Metës.

“Në të drejtën kushtetuese shkelja është gjithmonë e rëndë, sa herë kryhet me dashje. Kjo jo është e rëndë, por është shumë e rëndë. Vetë Ilir Meta e di që ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha ai.

Gjithashtu Balla deklaroi se PS nuk do të marrë parasysh propozimin e PD për strukturë të re për reformën zgjedhore.

“PD është mësuar të vendosë kushte që as vetë nuk i kupton. Sot Shqipëria ka detyrimin të plotësojë rekomandimet e ODIHR. Çështje që lidhen me sistemin zgjedhor nuk kanë të bëjnë fare me rrugën europiane të Shqipërisë, janë teka dhe tekanjozë”, tha Balla.

Për sa i përket kushteve të vendosura nga Budestagu gjerman, Balla deklaron se do të bëhen realitet brenda 2019-ës.

“Dita jonë e Pavarësisë do të na gjejë me të paktën 5 anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, që është kuorumi i nevojshëm për funksionalitetin e kësaj gjykate”, tha Balla./ATSH/

Share This Article