Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë demokrate ditën e sotme në Tiranë pranë RTSH-së në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH.
Basha u shpreh se përparimi dhe shkalla e mirëqenies së një shoqërie tregohet tek kujdesi që ka për gruan.
Basha: Kujdesi për gruan është esenca e mirëqenies së shoqërisë. Gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit dhe të mirëqenies së shoqërisë. Këtu shteti ka një rol të madh për të luajtur. Duhet të ndërhyje që aty ku nuk është, të jetë.
Basha shtoi se dhuna në familje është produkt i drejtpërdrejtë u varfërisë dhe këto janë probleme të shkaktuara nga mungesa totale e vëmendjes nga grave.
Basha: Mungesa e vëmendjes ndaj grave është një derivat i mungesës së vëmendjes ndaj shoqërisë, ndaj njerëzve. Vjen sepse është prishur mekanizmi që lidh të qeverisurin me qeverinë. Unë të jap votën që të më qeverisësh mirë, dhe po s’më qeverise mirë unë të largoj me votë. Ky mekanizëm është shkatërruar.
Basha vuri theksin te rikthimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij, “kryeministri Rama nuk ka asnjë vizion për gratë dhe i përdor si fasadë.”