ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 6 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 6 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 6 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 6 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Balla: Rezoluta e PE-së konfirmoi se koha për hapjen e negociatave është tani

albnews by albnews
24 October, 2019
in Albania
0
Balla: Rezoluta e PE-së konfirmoi se koha për hapjen e negociatave është tani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Koha për hapjen e negociatave është tani”, ishte theksi i Rezolutës së miratuar nga PE”, theksoi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa ka falënderuar Parlamentin Europian.

Balla shprehet se në Rezolutën e miratuar sot, Parlamenti Europian thekson se Shqipëria dhe Maqedonia plotësojnë kërkesat për të hapur negociatat për anëtarësim.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

“Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë ndaj dështimit për të rënë dakord në samitin e BE-së në 17-18 tetor, për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Eurodeputetët shprehin keqardhje për vendimin e Francës, Danimarkës dhe Holandës për të bllokuar vendimmarrjen dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit”, shprehet ai.

Po ashtu ai shton se “duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira dypalëshe me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri”.

Balla shton se Rezoluta e PE e konsideroi një gabim strategjik moshapjen e negociatave.

“Parlamenti thekson se “mosmarrja e vendimit” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera potenciale kandidate. Ajo mund të mundësojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më tepër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shtojnë eurodeputetët. Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga axhendat politike të brendshme në vendet e tjera, thuhet në tekst”.

Po ashtu Balla shton se Rezoluta e PE-së thekson se koha për hapjen e negociatave është tani.

“Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformat demokratike, shtojnë ata”, thuhet në njoftimin për shtyp të Parlamentit Europian”, shprehet ai.

Gjithashtu Balla shton se teksti i Rezolutës u miratua me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 abstenime.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result