PD përshëndet rezolutën e Parlamentit Evropian

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike përshëndet përshëndet rezolutën e Parlamentit Europian që votoi sot me 412 vota për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian! Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Po ashtu Bardhi shton se “është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e radhës”.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton t’u hedhë hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehet ai./ATSH/

Share This Article