ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 1 hour ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 2 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 2 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 4 hours ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Ballkani i hapur” me efekte negative te prodhuesit e Shqipërisë

albnews by albnews
3 February, 2022
in Albania, Technologji
0
“Ballkani i hapur” me efekte negative te prodhuesit e Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Me procedimin e ‘Ballkanit të hapur’, Serbia nuk ka interes të furnizojë më me qumësht Shqipërinë, sepse çmimi i qumështit si lëndë e parë te fermerët shqiptarë kapërcen çdo lloj logjike të çmimit. Serbia e ka shumë më të lehtë që ta përpunojë dhe të sjellë në Shqipëri produktet e përpunuara të qumështit dhe të bulmetit”, ka thënë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Tiranë

”Ballkani i hapur” ka dhënë efektet e para negative te prodhuesit vendas në Shqipëri, kryesisht në industrinë e qumështit, ku ata konkurrohen fort nga Serbia. Sipërmarrësit e industrisë së përpunimit të qumështit paralajmërojnë falimentim dhe kërkojnë nga Qeveria të marrë masa të menjëhershme dhe emergjente.

Me procedimin e “Ballkanit të hapur”, sipas përfaqësuesve të kësaj industrie, Serbia nuk ka interes të furnizojë më me qumësht Shqipërinë, pasi i krijohen lehtësira të sjellë në Shqipëri produktet e përpunuara të qumështit dhe të bulmetit. Importi i qumështit në Shqipëri, tregojnë statistikat, ka arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit. Nga 475 mijë gjedhe që numëroheshin në vitin 2017, numri i tyre u reduktua në 363 mijë në vitin 2020. Ndërkohë që po në të njëjtën periudhë, qumështi i grumbulluar është reduktuar me 19 mijë tonë. Kjo ka bërë që kompanitë përpunuese t’i drejtohen importit, kryesisht Serbisë. Vetëm në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) u blenë nga jashtë produkte të bulmetit me vlerën e 38.5 milionë eurove, shifra më e lartë e pesë vjetëve të fundit.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

“Jemi në kushtet kur Qeveria shqiptare duhet të marrë masa të menjëhershme emergjente për të ndërhyrë te fermat shqiptare për të subvencionuar, ashtu siç i subvencionon Serbia dhe nga ana tjetër për të rritur cilësinë e qumështit që ato ferma prodhojnë”, deklaroi Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Tiranë, njëherësh edhe sipërmarrës në industrinë e përpunimit të qumështit “Zepa”.

Përfaqësuesit e kësaj industrie i druhen faktit se në një moment Serbia nuk do të mjaftohet vetëm me furnizimin e lëndës së parë, por do të sjellë produktin e gatshëm për konsumatorin shqiptar.

“Risku është jashtëzakonisht i madh që industria e përpunimit të qumështit në Shqipëri ose do të shkojë drejt falimentimit, ose do të ketë rrugëzgjidhje të tjera të cilat janë afatshkurtra. Me procedimin e ‘Ballkanit të Hapur’, Serbia nuk ka interes të furnizojë më me qumësht Shqipërinë, sepse çmimi i qumështit si lëndë e parë te fermerët shqiptarë kapërcen çdo lloj logjike të çmimit dhe Serbia e ka shumë më të lehtë që ta përpunojë dhe të sjellë në Shqipëri produktet e përpunuara të qumështit dhe të bulmetit”, argumentoi Nikolin Jaka.

Në dekurajimin e fermerëve të vegjël për të pasur bagëti kanë ndikuar edhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH-së. Donjaldo Hoxha, nga Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, sqaron pse gjithnjë e më shumë kjo industri po i drejtohet Serbisë për të importuar qumësht. Hoxha evidentoi mungesën e prodhimit vendas të qumështit, ndërsa theksoi si më kryesoren çmimin më të ulët të këtij produkti në vendet e rajonit.

“Kërkesa e tregut është dinamike dhe sezonale. Në muajt e verës kur kemi rritje turizmi, ne duhet t’i drejtohemi importit për lëndën e parë. Por duhet përmendur se çmimi i qumështit në Serbi është 15-20% më i lirë se në Shqipëri. Në Shqipëri, qumështi lëviz nga 50-52 centë. Në vendet e rajonit ai lëviz nga 32 deri në 36 centë. Ky ndryshim çmimi vjen, në radhë të parë, për shkak të politikave subvencionuese që vendet e rajonit kanë për sektorin e blegtorisë. Kjo bën që fermeri shqiptar të jetë i disavantazhuar në krahasim me fermerin e rajonit”, ka thënë Hoxha.

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), pikë kjo e dakordësuar në nismën e “Ballkanit të hapur”. Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result