Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja ka arritur të bëjë një hap të madh për në grupet e Conference League, teksa ka fituar në transfertë ndaj Shkupit 1-2.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 17 me anë të Adetunjit. Megjithatë mbrojtja nuk është një nga pikat më të forta të skuadrës nga Çairi dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, kur pas një kundërsulmi, Rrahmani u la i lirë në shtyllën e parë dhe ia doli të rikthejë baraspeshën.
Në një zbritje tjetër në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit, i cili do të luajë shumë më i qetë tashmë ndeshjen e kthimit pas një jave në Prishtinë.