Nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’ i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.
Qytetarët e Lazaratit janë ndjerë të ofenduar pas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku udhëzoheshin të gjithë shtetasit amerikanë që të bënin kujdes kur të vizitonin Shqipërinë për shkak të Covid-19 dhe për rrezikun që sipas tyre u kanosej në Lazarat.
Në një prononcim për FaxNews nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’ i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.
“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flejnë turista, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera. Gjërat nuk duhen parë në retroprespektivë duhen parë në prespektivë. Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë. Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël. Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqtës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat”, tha nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’.
Një anëtar i Shoqatës Lazarati u shpreh se një nga arsyet e njoftmit të dhënë nga DASh është patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit, por pa e thelluar shumë si argument.
“Ne ndihemi të ofenduar nga deklarata e DASh. Patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit të cilët e kanë sulmuar vazhdimisht. Kjo është ajo që mundoj që mund të jetë dhe një nga arsyet. Këtu situata është e qetë dhe në përgjithësi bujqësia është zhvilluar në një masë të gjerë, po ashtu dhe blektoria. Shumë njerëz shkojnë dhe punojnë në fasoneri dhe biznese në qytet, ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve kanë ikur jashtë shtetit,”- tha anëtari i ‘Shoqatës Lazarati’.
DASH, apeloi që amerikanët të rimendojnë udhëtimet në Shqipëri, për dy arsye: Covid19 dhe krimi në Lazarat. Sipas DASH, situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët