Tony Blair në Shqipëri! Ish-kryeministri britanik shijon pushimet në Sarandë

albnews
By
1 Min Read

Ish-kryeministri britanik është duke shijuar pushimet e verës në gjiret e bukura të Shqipërisë.

Plazhet e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohur. Burime për ‘Dosja.al‘ tregojnë se së fundmi në Sarandë ndodhet Tony Blair. Ish-kryeministri britanik është duke shijuar pushimet e verës në gjiret e bukura të Shqipërisë. Nuk dihet se kush e shoqëron ish-zyrtarin në vendin tonë por duhet thënë se vizita e tij është shumë diskrete.

Kjo nuk është hera e parë që Blair ka vizituar plazhet e jugut. Në 2016-ën ai ka qënë në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama në një nga plazhet e vendit.

Edi Rama, Tony Blair

Ndërkohë që po në qytetin bregdetar të Sarandës është ankoruar dhe një megajaht luksoz, që përflitet se është i një personi me influencë botërore.

Share This Article