Banorët e Mariupolit po shesin gjithçka që kanë për të mbetur gjallë

albnews
By
1 Min Read

Banorët e Mariupolit po shesin gjithçka që kanë për të mbijetuar, ka bërë të ditur një gazetar ukrainas.

Ai madje ka shpërndarë fotografitë e sendeve që ukrainasit po i shesin për të mbetur gjallë,  duke filluar nga makijazhi, kufjet e telefonit e deri te këpucët.

Kujtojmë që ky qytet port është nën okupimin rus, që kur forcat e Kremlinit filluan pushtimin nuk u ndalën duke e bombarduar.

E banorët e atjeshëm kanë mbetur pa ushqim, ujë e ilaçe, pasi i tërë qyteti është i rrethuar në të katër anët nga forcat ruse.

Share This Article