Barcelona e ka siguruar matematikisht titullin e kampiones së La Ligës për këtë sezon.
Për ta arritur këtë sukses, Lionel Messi u tregua edhe një herë vendimtar për katalonasit, duke e shënuar golin e fitores.
Barcelona e mposhti Levanten me rezultat 1:0 në Camp Nou. Përkundër që trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur ta linte Lionel Messin në stol, duke e mbajtur në mendje ndeshjen e mesjavës kundër Liverpoolit, ai u detyrua ta thërrasë atë për ndihmë sapo filloi pjesa e dytë.
Kapiteni i Barcelonës e dëshmoi pikërisht talentin e tij, pasi që arriti ta shënojë golin e fitores, i cili ia siguroi klubit katalonas titullin e La Ligës, në këtë ndeshje. Argjentinasi ishte i rrethuar nga disa mbrojtës brenda zonës së portierit, mirëpo ai arriti t’i gjejë hapësirat dhe e shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Kjo është hera e tetë në 11 sezonet e fundit, si dhe e 26-ta në histori, që Barcelona ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.