Bardhi shënon dy gola në La Liga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Enis Bardhi ishte i pandalshëm të enjten mbrëma në La Ligan spanjolle. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Levantes ndaj Celta Vigos. Ndeshja i takoi xhiros së 37-të, të kampionatit spanjoll. Një xhiro para fundit Levante renditet e 12-ta me 46 pikë.

Bardhi shënoi për 1:0 në minutën e 11-të. Në minutën e 28-të shënoi golin e dytë. Më pas Celta Vigo barazoi shifrat, kurse Mayoral realizoi golin e fitores. Bardhi ka arritur në shifrën e shtatë golave këtë edicion. Për të ishte ndeshja e 100-të me Levanten.

Share This Article