ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 6 hours ago
“The King” 8 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 8 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 8 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bare: PD vendos kushte teorike për të mos u ulur në dialog

albnews by albnews
2 October, 2019
in Albania
0
Bare: PD vendos kushte teorike për të mos u ulur në dialog
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, deklaroi të martën se Partia Demokratike dhe opozita vendosin kushte për të mos u ulur në dialog.

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së mërkurës, Bare u shpreh i bindur se do dilet nga ngërçi politik ku ndodhet sot vendi, ndërsa shtoi se shkak i këtij ngërçi është vetëm opozita dhe kërkesat e saj të papranueshme.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

“Unë besoj se do dilet nga ngërçi ku ndodhemi. Opozita e ka futur vendin në këtë ngërç me kërkesa shpeshherë të papranueshme. E kam fjalën për kërkesën që “Edi Rama nuk duhet të jetë kryeministër”, pasi këtë kërkesë nuk mund ta bëjë opozita. Kjo është në dorën e elektoratit dhe partisë që fiton zgjedhjet. Shumica e kërkesave të opozitës kanë karakter teorik. Të gjithë këto parime që kërkon opozita përmes kushteve të saj, janë bazë e ligjeve elektorale. Janë në themel të Kushtetutës dhe kritereve të Kopenhagenit. Prandaj them se problemi është fakti se ato vendosin kushte teorike për të mos u ulur në dialog”, – theksoi Bare.

Deputeti socialist tha se kompromisi do të arrihet vetëm kur Partia Demokratike të tregojë vullnetin për t’u ulur në dialog. “Unë jam i bindur që do të arrihet kompromisi, nëse PD do ketë vullnetin për ta arritur kompromisin. PS e ka shtrirë dorën shpesh për dialog, por Basha nuk është i interesuar të ketë kompromis, pasi kompromisi do të thotë ballafaqim elektoral, dhe Basha nuk do ballafaqim elektoral, pasi do e çonte në humbje dhe do ta vendoste përballë faktit të disa humbjeve radhazi dhe do e çonte përpara disa përgjegjësive para PD dhe elektoratit të saj. Ai s’ka interes për zgjedhje të parakohshme, Rama është më i interesuar se Basha për zgjedhje të parakohshme, pasi Basha nuk është i përgatitur për zgjedhjet dhe ballafaqimin me elektoratin”, – theksoi Bare.

Sa i takon çeljes së negociatave, Bare u shpreh se Partia Demokratike ka luajtur një rol negativ duke përçuar mesazhe jopozitive në Bruksel. “Me atë situatë dramatike të krijuar nga PD, me protesta me molotovë, sigurisht që imazhi që transmetoi Shqipëria ishte shqetësuese. Unë di që trupa diplomatike që është e akredituar në vendin tonë përçonte mesazhe pozitive në Bruksel dhe të nesërmen përfaqësues të PD çonin mesazhe negative për vendin”, – tha Bare.

I pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit, Bare solli në vëmendje raportin e OSBE-së, duke theksuar se ato ishin të ligjshme. “Sigurisht është një gjë e jashtëzakonshme ajo që ka ndodhur në 30 qershor. Partia Socialiste nuk e ka si prioritet këtë pushtet, por e detyruar nga rrethanat, pasi një pjesë e opozitës nuk hyri në zgjedhje për arsye të tyre dhe nuk përfaqësoi një pjesë të elektoratit. Zgjedhjet u mbajtën dhe OSBE i quajti zgjedhje legjitime. OSBE është një trupë e pavarur dhe me integritet dhe kur e thonë ata që zgjedhjet ishin të ligjshme, vështirësia qëndron për t’i mbushur mendjen opozitës”, – përfundoi Bare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result