Bartomeu është i bindur se Messi do ta vazhdojë kontratën

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se superylli argjentinas Lionel Messi, do të firmosë kontratë të re me klubin.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021. Së fundi është raportuar se Interi po interesohet për transferimin e 33-vje[arit.

“Messi ka thënë shumë herë se dëshiron të pensionohet këtu dhe nuk kam dyshim se ai do të firmosë kontratë të re”, ka thënë Bartomeu për “Mundo Deportivo”.

Share This Article