Albania
Basha: 100% e shqiptarëve paguajnë taksa më të larta
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me një biznes të madh në autostradën Tiranë-Durrës, ku paraqiti planin e PD dhe opozitës shqiptare për shpëtimin e ekonomisë.
Pasi dëgjoi problematikat e biznesit, Basha tha se “plani ynë ekonomik i cili është shpalosur prej më shumë se katër javësh, ka qenë transparent dhe proces i një dialogu të përhershëm me të gjithë palët e interesuara, duke nisur me familjet shqiptare që janë në qendër të këtij programi, me biznesin e vogël dhe të mesëm që është shtylla kurrizore të ekonomisë shqiptare”.
“Sot ndodhemi në një moment krizë të thellë ekonomike. Pa diskutim që pandemia ka dhënë efektet e saj, por kjo krizë ekonomike ju e dini fare mirë ka nisur para pandemisë dhe është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës totale të çdo mbështetje apo politike mbështetëse nga kjo qeveri për 8 vite me radhë ndaj biznesit, nga njëra anë dhe nga ana tjetër i një sërë politikash shtrënguese dhe të gabuara të cilat kanë sjell rënien e prodhimit, kanë sjell rënien e punësimit dhe si rezultat këtë krizë të gjithanshme që përjetojmë”, u shpreh Basha.
“Në kuptimin shëndetësor nuk ka nevojë të zgjatem sepse është një katastrofë totale. Tani që flasim, Tirana, e gjithë Shqipëria është kthyer në një spital të madh, ku njerëzit po mundohen të kurohen nëpër shtëpi sepse spitalet janë plot, ku kujdesi shëndetësor po paguhet nga xhepat e njerëzve, dhe sot kishte dal një studim i hollësishëm se sa po rëndohen xhepat e shqiptarëve për shkak të kostos të pandemisë dhe të gjitha këto sepse qeveria dështoi t’i vinte veshin planit që ne i vumë në tavolinë që në shtator për t’i dalë përpara kësaj të keqe”, tha ai.
“Këtu nuk ka vend me cilin të krahasohemi në Ballkan. Nuk e di se me çfarë vendi në botë mund të krahasohemi. E tregojnë të gjitha, shifrat e infeksioneve, shifrat e të ndarëve nga jeta, të vdekurit nga pandemia që i fshehën për të fshehur dështimin, kjo është një temë e cila po trajtohet dhe do trajtohet, natyrisht që është më e rëndësishëm shëndeti dhe jeta e njerëzve. Por është shkatërrimi i dytë që ka sjell kjo krizë, është që ka vënë shkelmin e fundit një ekonomie që ishte në krizë edhe para pandemisë. Edhe këtu kemi dështuar. Edhe këtu qeveria ka dhënë paketën më minimale të ndihmës krahasuar me çdo vend tjetër. Shikoni, Maqedonia ka dhënë paketën e pestë. Qeveria në Kosovë kaloi 3 milion euro vetëm për mësuesit para disa ditësh. Ndërsa këtu nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë me shumë vonesë, të cilat me një dorë u dhanë, me dorën tjetër jua morën atyre që jua dhanë. Kjo është situata sa i përket ekonomisë”, tha Basha.
“Në këtë krizë na solli fakti që Edi Rama premtoi uljen taksave për 97% të shqiptarëve dhe sot 100% të shqiptarëve paguajnë taksa më të larta, tarifa më të larta, kosto 40% më të lartë e jetesës. Vetëm nga taksat e rritura, kanë paguar 3 miliard euro në 8 vite, vetëm nga taksat e rritura. Pra, jemi në një moment ku para 8 vitesh ky kryeministër që ka dhe dy muaj të përfundojë detyrën që nuk e bëri kurrë, premtoi ulje taksash për të gjithë dhe mori 3 miliardë taksa më shumë nga njerëzit”, shtoi ai.
“Ne ju kemi shpalosur një plan konkret i cili ka disa objektiva të arritshme dhe të zbatueshme po që janë pjesë e këtij plani, nuk janë premtime boshe. Plani konkret ka për qëllim të ndryshojë jetën e çdo shqiptari. 110 mijë vende pune, është një angazhim konkret i cili është i lidhur me atë çfarë do të bëni ju nesër, se qeveria nuk mund të krijojë 110 mijë vende pune me një të rënë të lapsit, as me dekret , por duhet ë marrë një sërë masash që të arrijë në nxitjen e punësimit dhe në punësimin e 110 mijë shqiptarëve. E njëjta gjë me pagën minimale, 36 mijë lekë të reja në muaj. Kur e shpallëm, ky ishte, kryeministri që filloi ta tallte dhe ta përqeshte, sot e ka marrë dhe thotë do ta bëj unë. Pati 8 vite kohë dhe nuk arriti dot as të indeksonte pensionet sa inflacioni. 2 muaj para se të largohet, propozimin tonë që e shau 2 vite me radhë, thotë do ta bëj unë. Është për të qeshur dhe për të qarë. E njëjta gjë sa i përket uljes së taksave”, tha ai.
“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare e cila është në stres. Është në vështirësi të mëdha. Dhe përmes kësaj mase, si dhe uljes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, ne do t’ju mundësojmë ju që të keni si fillim më shumë kapital në duart tuaja, më shumë para në duart tuaja, që të investoni më shumë, që të prodhoni më shumë që do të thotë do të hapni më shumë vende të reja pune, dhe këto vende pune me këto para që tani janë në xhepat tuaj, nuk do të jenë në xhepat e shtetit, do të arrini të paguani me paga më të mira”, tha Basha.
Basha shpjegoi edhe platformën për ulje me 18% e kontributit të sigurimeve shoqërore./ATSH/
Albania
Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha
Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.
Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.
Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.
Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.
Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.
Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.
Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.
Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër me efekt nga 1 korriku 2024, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.
Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.
Albania
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Mosha e daljes në pension, në vitin 2026
Burra 65 vjeç
Gra 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026 39 vjet
Albania
Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare
Qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që ti bëjë një dhuratë (avion), kryeministrit shqiptar Edi Rama. Më herët u raportua se ky avion i jepet qeverisë shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale dhurimi.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm, bëhet fjalë për një avion, modeli A319-115J – 1002, i cili mësohet se prej 29 dhjetorit 2025 Avioni i dhuruar nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë Shqiptare është parkuar në Rinas. Siç është bërë me dije më herët, avioni është dorëzuar pa asnjë detyrim financiar nga ana e palës përfituese, ndërsa Turqia ka mbuluar kostot e transferimit.
Të dhënat e avionit: Airbus A319-115J, me moshë 26.4 vite, është njo model i prodhuar më datë 14.8.1999, regjistruar në fluturim në shkurt të vitit 2000. Sipas mediave turke, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar ka një vlerë prej 11.9 milionë dollarë. Avioni, i regjistruar me kodin TC-GVC, me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operime fluturimi.
Marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive e përkatësisht nga pala jonë, Ministri i Mbeojties Pirro Vengu, parashikon:
-Pronësia e avionit i kalon plotësisht shtetit shqiptar
-Shqipëria merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, operimit dhe sigurimit
-Avioni duhet të sigurohet sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit
-Përdorimi i tij parashikohet për qëllime zyrtare shtetërore
Sipas qeverisë turke kjo është “pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”. Marrëveshja bilaterale thekson se dhurimi synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht në kuadër të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë strategjikë, ndërsa shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për zhvillimin rajonal dhe përpjekjet e integrimit të Shqipërisë, thuhet në të.
-
Albania4 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
