Basha: Berisha u çon mesazh anëtarëve, u thotë mos merrni pjesë në Këshillin Kombëtar

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Sali Berisha i dërgon mesazh personal anëtarëve të Këshillit Kombëtar,  dhe u kërkon që të bojkotojnë mbledhjet e Bashës.

Sipas Bashës, Berisha në mesazhe u thotë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku i ka kërkuar të mos marrin pjesë në Këshill dhe të grisin formularët.

 “Nëse jemi minorancë, pse u çon mesazh Berisha. Mesazh personal nga Sali Berisha i dërgohet anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe u thotë mos shkoni në Këshill, u thotë grisni formularët”, u shpreh Basha, në emisionin “Open”

Share This Article