Basha: Boll është boll! Kush shkel statutin fatin e ka të caktuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Boll është boll!” Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët. Do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishen”.

Është ky mesazhi ultimativ qe Lulzim Basha i ka përcjelle kreut të Foltores, në takimin me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.  

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka sqaruar drejtuesit e PD-se mbi pasojat e aksionit të Berishës duke thënë se ai po përdor demokratët si mburojë përballë Shteteve të Bashkuara.

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha se vetëm 5 kryetarë degësh, kishin shprehur shqetësime datën 18 dhjetor, kur është thirrur Kuvendi i demokratëve nga kryesia e partisë demokratike.

“Kryetari i degës së PD Vlorë, dega Devoll, kryetari i PD Fushë-Krujë, kryetari i PD Paskuqan dhe kryetari i degës 1 në Tiranë. Këta 5 kryetarë kanë shfaqur një shqetësim të tyre lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD, janë dëgjuar me shumë respekt,” tha Bardhi.

Ndërkohë, kryedemokrati i Vlorës, Genc Deromemaj, u shpreh se do merrte pjesë në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

“Kjo datë, ky Kuvend është zgjidhur dhe vendimin për të thirrur Kuvendin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë,” tha ai.

I pyetur, nëse i druhet një përjashtimi nga PD, ai tha se nëse kjo do të ishte në të mirë të partisë, nuk do të kishte asnjë kundërshti, por theksoi se kjo nuk është kurrë zgjidhja e problemeve.

Share This Article