Basha: Ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku edhe u zgjodhën emrat e ekipit të ri të kryesisë të PD-së. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot ka qenë një ditë e rëndësishme për PD. 

Ai thotë se në bashkëpunim me shqiptarët që kërkojnë ndryshim, PD do të ndërtojë një platformë qytetare për Demokracinë , për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që sipas tij përmirësojnë përfaqësimin politik dhe që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

“E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. 

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.”– shkruan Basha.

Share This Article