ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 5 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 6 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 7 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 7 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha e bën “nul” Kuvendin e Berishës

albnews by albnews
18 December, 2021
in Albania
0
Basha e bën “nul” Kuvendin e Berishës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratur me shumicë votash quajtjen “nul” të vendimeve të marra gjatë Kuvendit të Berishës më datë 11 dhjetor. Me propozim të Jemin Gjanës si Kryetar i Komisionit për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar, delegatët e PD votuan “pro” shpalljes nul të vendimeve të marra gjatë 11 dhjetorit, të cilat ndër të tjera parashikonin shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Çfarë përmbante rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Me anë të një njoftimi PD informoi se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, diskutoi mbi situatën shqetësuese  të krijuar nga lëvizja e zotit  Sali Berisha pas pezullimit të tij nga grupi parlamentar dhe tubimi i  tij përmbledhës i datës 11 dhjetor.

“Konstatoi se thirrja e këtij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik, vërejti se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore, vlerësoi se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend,  duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në njoftim.

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së, konkludoi se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

“Rezoluta afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e  demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e  mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë.  Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në Rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së thuhet se “Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që  bien ndesh me  përcaktimet  identitare të saj, me interesat  e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe kombit  shqiptar me SHBA”.

“Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetësimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat personale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë  në sferat e larta si një element kyç për  vendosjen  e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve  të lira e të ndershme,  integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend. Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënive të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA. Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse”, thuhet në rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result