Aktori i mirënjohur shqiptar Reshat Arbana ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai kërkon që secili prej nesh të mbrohet nga virusi duke u vaksinuar. Mesazhi i tij i cili është përcjellë nga kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’ thotë se secili prej nesh duhet të mbrojë njerëzit e zemrës nga transmetimi i virusit.
“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. Ti ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.