Basha falenderon Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë mirënjohës!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati Lulzim Basha  ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen Angela Merkelit pasi mbrëmjen e djeshme me nje ceremoni madhështore Gjermania i dha lamtumirën.

Me një postim në Facebook Basha shkruan se angazhimi i saj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Më tej ai shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.

“Falemnderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”- shkruan Basha ne Facebook.

Share This Article