Nuk do të ketë tifozë në ndeshjen Bayern – Barcelona

albnews
By
1 Min Read

Asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në stadium kur Bayern Munichu do të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve javën tjetër për shkak të masave strikte për parandalim të koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur drejtuesi i Bavarisë të premten.

Markus Soder ka konfirmuar se Bavaria do t’i ndalë tifozët të marrin pjesë në ngjarje sportive nga dita e shtunë.

Liderët gjerman të enjten u pajtuan që të lejojnë maksimumin e 15 mijë personave të jenë pjesëmarrës në stadiume, por vende të caktuara mund të vendosin rregulla më strikte, varësisht prej situatës.

Bayerni e pret Barcelonën të mërkurën. Bavarezët janë kualifikuar në fazën e nokautit, por Barcelona do të eliminohej nëse dështon të fitojë e Benfica arrin ta mposhtë Dinamon e Kievit.

Bavaria ka pasur shkallë tejet të lartë të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Ndërkohë, pa tifozë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Leipzigut dhe Manchester Cityt, ditën e martë.

Share This Article