Basha fton mirditorët t’i bashkohen protestës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ishte në Rrëshen, teksa ftoi mirditorët t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt në kryeqytet.

Duke përsëritur pengmarrjen e Mirditës dhe të vendit, siç e quan ai, Basha tha se sheh në sytë e qytetarëve vendosmërinë për t’u ngritur dhe për t’u bashkuar.

“Problemet tuaja janë problemet e shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve. Megjithatë, ka lindur një shpresë e re për ndryshim. Nga përvoja personale, nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa vendi yt”, tha Basha.

Ai akuzoi se janë vjedhur fonde publike me skema korruptive, pasi qeveria e ka lidhur fatin e saj me banda dhe kriminelë.

Ai përsëriti gjithashtu akuzën se zgjedhjet janë asgjësuar nga një grup kriminelësh. “Por, më 16 shkurt do t’i jepet fund këtij grushti shteti të Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Europë”, tha ai.

Me të ardhur në pushtet, Basha thotë se objektivi kryesor i PD-së do të jetë hapja e vendeve të punës për të rinjtë, ndërkohë që do të ketë një qeveri që iu shtrin dorën qytetarëve dhe jo t’i braktisë ata. Sikurse do të ulet edhe çmimi i karburantit me 30 lekë, që në ditën e parë të qeverisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply