Koçi: Meta shkeli rëndë Kushtetutën, duhet të shkarkohet

albnews
By
1 Min Read

“Presidenti Ilir Meta shkeli rëndë Kushtetutën dhe duhet të shkarkohet ka deklaruar sot zv.mininistër i Mbrojtjes, Petro Koçi, ndërsa tha për ATSH se është parlamenti gjeneratori kryesor që vendos për shkarkimin e Presidentit.

Koçi thekson se mazhoranca e ka për detyrë të jetë gardiane e Kushtetutës.

“Kushdo, që nga Presidenti e deri të qytetari me i thjeshtë, është një liliput përballë Kushtetutës. Mazhoranca e ka për detyrë të jete gardiane e Kushtetutës. Meta e shkeli rëndë atë me zhdekretimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit. Prandaj duhet te shkarkohet”, theksoi ai.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij, përsa i përket deklaratës për shkarkimin e Metës, Koçi tha se “është Parlamenti gjeneratori kryesor që do të vendosë për procedurën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta”./ATSH/

Share This Article