Kryetari I PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pohuar se “hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin”.
Postimi i Bashës në Facebook:
Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.
Mesazh nga
brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të
Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën
ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria
duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për
verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”