Basha i ashpër me SPAK: Po inkurajoni vjedhje të parave të shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka akuzuar SPAK-un se po inkurajon vjedhjen e taksave të shqiptarëve duke mos dënuar politikanët e korruptuar.

Basha e ka bërë përgjegjës SPAK-un për faktin që shqiptarët nuk kanë marrë masa lehtësuese.

Ja çfarë bëni ju kur mbroni dhe nuk ndërshkoni hajdutët, politikanët e korruptuar. Zotërinj të SPAK-ut ju inkurajoni vjedhje, hajdutërinë e parave të shqiptarëve, ju bëheni përgjegjës që shqiptarët të mos kenë masat lehtësuese që kam tre javë e 1 ditë që i përsëris përditë, për shëndetësinë, vogëlushët dhe mësuesit, për shqiptarët e punësuar, për bizneset që s’po mbajnë dot kokën mbi ujë. Sot është koha të hapni gojën dhe të tregoni se kur keni në mendje t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal për shkak të të cilëve shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që nuk merr dot mbështetje financiare të kohëve të vështira nga lekët që ka paguar vetë si taksa, sepse taksat vazhdojnë të vidhen”, tha Basha.

Share This Article