Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas.
Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e krye-opozitarit mbi këtë proces.
”Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen tuaj për Shqipërinë, unë jam shumë optimist se pas 25 prillit ajo që kemi bërë së bashku në të kaluarën është plotësisht e suksesshme. Dhe keni të drejtë, nuk duhet të jemi shumë modestë. 150 kushte nëse i mbani mend duhet të plotësoheshin në mënyrë që të hiqeshin vizat”, tha Basha.
Basha gjithashtu nuk la pa përmendur edhe integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Kryedemokrati u shpreh se ka ardhur koha që mos lejohet që Kosova të mbetët vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë liri të lëvizjes.
”Meqë jemi te liberalizimi i vizave, e di që është një çështje komplekse që përfshin gjithashtu dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë besoj se kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur. E di që nuk është në duart tuaja, e di që është në duart e komisionerëve, por mendoj që është koha që mos lejohet që Kosova të mbetët vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë liri të lëvizjes. Ata kanë bërë disa hapa, përpara, ata kanë zhvilluar disa zgjedhje model të standardeve e evropiane vetëm disa muaj përpara, ata sapo zgjodhën një grua si Presidente. Sigurisht që ata kanë nevojë të përparojnë në këtë drejtim”, tha ai.
Zëvendës Presidenti shprehu mbështetjen për Kosovën dhe vlerësim ndaj kryedemokratit Basha.
“Po kemi marrë informacione për këtë, unë e di për këtë interes dhe e vlerësoj që ju e dini vetë që kjo është shumë komplekse. Ne sigurisht do të jemi atje për t’i ndihmuar përsëri”, deklaroi Schinas.