Basha i reagon Ramës pas planit të prezantuar për krizën energjitike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të planit me tri pika për përballimin e krizës energjetike, prej ku tha se nuk do të ketë rritje çmimi për familjet dhe biznesin e vogël, si dhe do të ketë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë.

Në një postim në ‘Twitter”, kryedemokrati Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”, njëlloj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë.

“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.

Share This Article