Shqiptarët e Luginës s’do të kompensohen për targat e përkohshme

albnews
By
1 Min Read

Mbi 13 mijë targa të përkohshme u lëshuan nga Republika e Kosovës gjatë 15 ditëve sa qëndroi në fuqi vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë.

Taksën për pajisje me këto targa e kanë paguar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, por ata nuk do të kompensohen, siç kishin marrë premtime nga Kosova.

KOHA ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme për formën e kompensimit, por MPB-ja ka thënë se pas marrëveshjes së re në Bruksel, letërngjitëset ofrohen pa pagesë për të gjithë.

Share This Article