ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 5 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 5 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Inceneratorët, vjedhja me dijeninë e Ramës

albnews by albnews
20 February, 2022
in Albania
0
Basha: Inceneratorët, vjedhja me dijeninë e Ramës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Javën e parë të punës së Komisionit Hetimor për inceneratorët, pas zgjatjes së mandatit, Lulzim Basha e cilëson sukses të padiskutueshëm në faktimin e asaj që e quan vjedhjen galopante të taksave të shqiptarëve.

RelatedPosts

E kërkon klubi i Serie A, Uzuni mund të braktisë SHBA-në për t’u rikthyer në Europë

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

 “Faktet janë në dritë të diellit”.

Është i bindur se Kryeministri ka pasur dijeni madje dhe ka drejtuar aferën e inceneratorëve, ndaj pak ditë përpara se ai të merret në cilësinë e dëshmitarit përpara komisionit hetimor, i drejton një apel.

 “Hiq dorë nga presioni që po i bën Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Çfarë Kryeministri është ky që ministri ngjyeka gishtin pas shpinës së tij. Se asgjë s’ka ndodhur pas shpinës së tij, se këto akte kanë ndodhur para syve të tij”.

Veç Ramës reshton mes emrave të përfshirë në këtë dosje dhe kryebashkiakë, ministra e ish-ministra.

 “Aferën e dherave të Erion Veliajt, si është ndërtuar ky mekanizëm. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi”.

Apel ka dhe për SPAK-un, që zbulon se ka dijeni se janë nën presionin qeveritar për ta mbyllur dosjen pa çuar para drejtësisë abuzuesit e vërtetë.

 “Ju bëhet shantazh nga një grup i strukturuar kriminal, mos e hani këtë presion. Vëruni prangat. Megjithatë, ju e dini vetë punën tuaj, por ta dini që po ju vëzhgojnë publiku, PD dhe partnerët”.

Akuzat për çështjen e inceneratorëve Basha i vijoi edhe në një takim me strukturat e partisë në Kamzë. Por kreu selisë blu tha në këtë situatë se edhe ish-kryeministri Berisha po përçan opozitën.

 “Në mes të kësaj beteje duhet të durojmë edhe disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë. Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Këtu duhet të jemi të qartë. Ka një PS, ka një LSI. Ka një dhe vetëm një PD. 

Basha tha se opozita e detyroi mazhorancën që të miratonte në Kuvend ngritjen e komisioneve për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result