“Open Balkan, i papërballueshëm për Kosovën”

albnews
By
1 Min Read

Nagip Skënderi, ekspert për ekonominë, deklaroi në “A2 Business” me Aurora Sulçen se “Open Balkan” është i papërballueshëm për Kosovën.

“Open Balkan ka anët pozitive dhe negative. Por, unë besoj se për Kosovën është i papërballueshëm, pasi aty favorizohet shumë Serbia. Nëse Kosova do të trajtohej si e barabartë, natyrisht që është diçka e mirë. Por, nëse Serbia nuk e trajton si të barabartë Kosovën, Kosova nuk ka vend aty”, tha Skënderi.

Skënder Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, shprehet se me politikat ekonomike që ndjek, Kosova dëmtohet nga “Ballkani i hapur”.

“Momentalisht, me politikat që ka, Kosova dëmtohet nga çdo hapje e tregut të lirë. Rritet importi dhe zvogëlohet prodhimi vendas, për shkak të mungesës së politikave”, theksoi Krasniqi.

Share This Article