Basha mbledh Këshillin Kombëtar: Pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit

 8,709 total views,  1 views today

Në datë 16 Maj Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, që është forumi më i lartë vendimmarrës.

ABC ka siguruar mesazhin që sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku theksohet se dy organizmat e partisë do të mblidhen për “për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II. Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi” mbyllet mesazhi.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •