Gjatë takimit ditën e sotme me pensionistët në njësinë nr. 4 në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha bëri lutje për pensionistët që të ruhen për shëndetin e tyre, pasi qeveria nuk po ju vjen në ndihmë, e s’po mbron askënd.
“Të jeni sa më të kujdesshëm, shendeti e jeta juaj është më kryesorja. Sic marr unë cdo masë i takon edhe fëmijëve tuaj. Askush s’po na vjen në ndihmë, të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të ruajtur shëndetin. Situata po përkeqësohet shumë shpejt. Kemi sot mbi 540 të vdekur dhe për fat të keq do të shtohet”, tha Basha, ndërsa bëri përgjegjës për situatën e krijuar kryeministrin Rama.
“Është faji i kryeministrit, rri në Instagram e facebook poston foto. I merr paratë ia con miqve të vet. Shteti duhet të rimbursojë ilacet për të sëmurët. Ndaj kemi kërkuar të rimbursojë. Kemi kërkuar 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vend të marrë masa, gjithë ditën rri në Instagram e facebook sulmon opozitën, sulme politike. Është faji e përgjegjësi e tij. Pandemia do bëjë të veten por edhe qeveria duhet të bëjë të veten. Të rrisë në radhë të parë testimet. Një grua me tha djalit iu deshën 7 ditë për tampon. Janë cështje akute që kanë të bëjnë me jetën e shëndetin e njerëzve.” vijoi Basha.
“Nuk kam ardh për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do paguajnë me jetë papërgjegjshmërine e një kryeministri që rri në Instagram e facebook. Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, c’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me eksperët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsaleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilacet.
Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithcka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet. Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët.” u shpreh Basha.
Pensionisti: Ne na ruan Zoti nga kjo sëmundje, se të jetë për Edi Ramën?! Eh. Jam vetëm fill i kat, jam mos më keq me ato 150 mijë lekë. Pensioni që kam nuk më mjafton as për ilaçet.
Basha: Ai merret vetëm me gjerat e veta. Ai rri tërë ditën të sulmojë kundërshtarin politik. Qeveria i ka mundësitë që të rimbursojë paketën anti-covid. Edhe për ata që harxhojnë 200 dhe për ata që harxhojnë 500 euro. Çdo familje, edhe ato me të ardhura mbi mesataren, a e ka të mundur që dhe me një të sëmurë t’i gjejë të ardhurat?! Pensionistët janë më të prekurit, më të rrezikuarit. Si ka mundësi që këta t’i lësh në mes të rrugës. Kësaj i thotë t’i dënosh me vdekje.