Tërmet në Tetovë dhe Gostivar

albnews
By
0 Min Read

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup bëri të ditur se mbrëmë në orën 21:18 është regjistruar në tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra larg Shkupit, përkatësisht në Tetovë dhe Gostivar.Fuqia e tërmetit ishte 2.4 ballë dhe përveç në Gostivar e Tetovë u ndie edhe në zonat përreth.

Share This Article