Basha mesazh shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të dielë ka kërkuar nga shqiptarët që ta mbështesin për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë Basha përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por ka dhe shumë e shumë të tjera të cilat është e mundur që të bëhen realitet.

“Besojeni!

Mbylli sytë dhe imagjino

Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës

Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.

Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!

Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!

Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill” ka thënë në videomesazhin e tij Basha.

Share This Article