ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 1 hour ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 2 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 2 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 2 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Mjaft është mjaft, është koha për ndryshim

albnews by albnews
11 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha: Shqipëria ka numrin më të madh të të larguarve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre”.

Kështu shkruan në një reagim të tijin në Facebook kryetari i PD Lulzim Basha, i cili i referohet një shkrimi investigativ të Birn.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

Sipas liderit të opozitës, Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete, ndaj dhe shton se, Shqipëria ka nevojë për një qeveri që mendon për qytetarët.

“Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre. Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm per vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten”, shkruan Basha.

Përmes një kërkese të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, BIRN mori nga ILDKPKI kopje të 279 deklaratave periodike vjetore të bëra gjatë viteve 2013-2018 nga ministrat dhe kryeministri Edi Rama.  Pjesë e analizës u bënë 16 anëtarët të kabinetit qeveritar në vitet 2018-2019 dhe 11 ish-ministra.

Duke përjashtuar vitin e parë të deklarimit për secilin prej tyre, 252 deklarata iu nënshtruan metodës së kontrollit aritmetik-logjik. Analiza e të dhënave tregon se 39 nga 252 deklaratat e plotësuara nga ministrat dhe kryeministri përgjatë viteve 2013-2018 dështuan të kalojnë kontrollin aritmetik dhe logjik. Deklaratat me probleme zënë 15.5 % të totalit të analizuar.

Pasuria e pajustifikuar, sipas kontrollit aritmetik-logjik të deklaratave të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI kap vlerën e 398.8 milionë lekëve ose 83% të aseteve totale neto të kabinetit.

Nga numri i përgjithshëm i ministrave dhe ish-ministrave që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, 18 prej tyre rezultuan me pasuri të pajustifikuar në të paktën një vit të deklarimit të pasurive, ndërsa 9 anëtarë të kabinetit qeveritar rezultuan pa probleme.

Nga 18 ministrat që rezultuan me deklarata me probleme, gjashtë kanë 1 deklaratë me pasuri të pajustifikuar, nëntë kanë 2-3 deklarata dhe tre kanë 4-5 deklarata me probleme.

Të dhënat e deklaratave të pasurisë të analizuara nga BIRN tregojnë se përpara marrjes së funksionit, pasuria totale bruto familjare e 27 anëtarëve të kabinetit qeveritar ishte 563.1 milionë lekë.

Deri në vitin 2018, kjo pasuri u rrit me 2.65 herë duke kapur një vlerë prej 1.49 miliardë lekë, për një shtesë totale prej 928.4 milionë lekë ose shtesë mesatare për anëtar prej 34 milionë lekësh.

Vlerën më të madhe në asetet e anëtarëve të kabinetit të qeverisë ‘Rama’ e zënë pasuritë e paluajtshme në shifrën e 745.4 milionë lekëve ose 50% të totalit, të ndjekura nga likujditetet bankare me vlerë 520 milionë lekë ose 34.9 % të totalit.

Zërat e tjerë si automjete, para cash, huadhënia apo pjesë në kapital/aksione zënë në total rreth 15% të aseteve. Nga viti 2013 deri në viti 2018, kategoria e aseteve që ka regjistruar normën me të lartë të rritjes është huadhënia, e cila u 80-fishua nga 300 mijë lekë në 24 milionë lekë.

Rreth 26% e pasurisë së deklaruar ka si burim krijimi detyrimet financiare në një vlerë totale prej 392.8 milionë lekësh. Nga kjo shumë, 63.7% janë kredi bankare, 25.9% ose 101.8 milionë lekë janë detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe 9.3% ose 36.6 milionë lekë janë huamarrje./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result