Basha në Përmet: Denar Bibat që i shërbyen Ramës i pret burgu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke e konsideruar nul, siç tha farsën e 30 qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve.

Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të nxjerrë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, u shpreh Basha në Përmet.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim./Ora News/

Share This Article