• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha në Vlorë: Sfida jonë është të kthejmë besimin tek ekonomia

Basha në Vlorë: Sfida jonë është të kthejmë besimin tek ekonomia

by albnews
13 June, 2020
in Albania, Rajoni
0
2
VIEWS

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra biznese në Vlorë. Dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit, thotë Basha. 

“Hotelet janë 100% në ditën e tyre më të zezë, restorantet mbahen me këto të qytetit, nuk është se ka të ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova”- tha pronari i një agjencie turistike.

“Na kanë premtuar për dy nga punonjësit atë 40 mijë lekëshin, por ai mbulon vetëm një muaj. Ndërkohë, vajtëm 4 muaj pa punë edhe nuk e dimë akoma sesa do të jemi. Qiranë edhe detyrimet e tjera i kemi paguar një më një.”-thotë një tjetër.

“Situata si tani nuk ka qenë ndonjëherë! E shikoni, është bosh. Vajti disa vite kështu, por tani pas pandemisë është katastrofike fare.”- tha pronari i një lokali. “Situata këtu në Vlorë është shndërruar si në kohë të Gjermanisë, në 1923, që ndërrohej mall me mall, nga puna e inflacionit të parasë. Tek furra e bukës dikush i ofroi një televizor për një muaj bukë.”

Në një dyqan në rrugën tregtare në Vlorë, pronarja tregoi se konsumi ka rënë në mënyrë drastike. “Xhiroja është skandal. Ja siç e shikon përditë kjo është!”- tha ajo duke i treguar Bashës dyqanin bosh. Edhe një lokal i madh afër detit ishte bosh. “Unë kam 5 të punësuar. Po vazhdoi kështu kjo kohë, s’ka se si të vazhdosh. Nuk ka xhiro, nuk ka gjë!”- shprehet  pronari i tij.

Gjatë qendrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë tursitikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje.

“Të gjithë që jemi këtu jemi bosh, jo se janë vetëm dyqanet. Situata është alarmante fare, bosh fare. Punëtorët i kemi kthyer. Pagesat e rrigave nuk arrijmë dot t’i bëjmë të gjitha. Po vazhdoi kështu deri në nëntor, duhet të ngremë duart të gjithë. Njerëzit nuk vijnë në hotele, jemi bosh, zero, zero, zero. Menduam fundjavës mos levizte, por edhe fundjavat janë shumë të vakta fare. Zero!” U shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër me parashikime pesimiste për të ardhmen. “Problemi është pasiguria për nesër. Pandemia do të kalojë, por çështja është se ne jemi të pasigurt në këtë treg. Tani jemi të falimentuar ne. Është biznes i falimentuar! Jemi të vdekur që marrim frymë.”- tha pronari i një hoteli.

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anullimet e të gjitha rezervimeve. Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.

“Është pak shejtanllëk ajo që thotë “paga e luftës”. Luftë nuk ka, ka pandemi, për shkak të pandemisë ka masa anti-pandemi. Për shkak të masave të anti-pandemisë ka dëm ekonomik, dëmin ekonomik me ligjin në fuqi qeveria është e detyruar ta dëmshpërblejë. Ai e di fare mirë që dëmi është më i madh se 240 mijë lekë për punonjës, është më i madh se 400 mijë lekëshi. Dakord, nuk e shpërblen dot 100%, nuk e lan dot 100%, po të paktën duhet të lash një pjesë të mjaftueshme të dëmit. Brenda mundësive. A janë mundësitë? Absolutisht janë mundësitë. Sepse për të gjithë shqiptarët, sot që flasim, ka paguar nga thesari aq sa ka paguar gjatë kohës së pandemisë për 5 apo 6 veta”. – theksoi kreu i opozitës.

“Jemi shtrënguar sa s’ka më, kemi vajtur te kocka!”- tha një tjetër pronar hoteli.

Pronari i një biznesi hotelerie u shpreh se kishte të punësuar 200 vetë, por nëse situata do të vazhdojë të jetë si tani, do të detyrohet të largojë nga puna shumicën e tyre. “Me ndihmën sociale të qeverisë nuk ia dilet për asgjë.” – i tha ai zotit Basha.

“Mirëqenia juaj, prosperiteti juaj si sektor dhe i biznesit në tërësi është interes publik i Shqipërisë. Ata ju shikojnë si taksapagues, për mua jeni punëdhënës, në radhë të parë. Taksa është instrument në funksion të ekonomisë, në funksion të punësimit, nuk është instrument në funksion të rilindjes urbane apo të 10 koncensioneve ku i ka çuar lekët ky.”- u shpreh Basha.

“Në qoftë se s’merren masa nga qeveria për taksat e për detyrimet e tjera, ne jemi të mbyllur. Vetëm t’i vëmë zjarrin se s’ka zgjidhje tjetër.”- I tha kreut të opozotës pronari i një hoteli. “Çdo gjë është anulluar. Prenotimet u fshinë që të gjitha.”- tha një tjetër. “Unë dëgjoj “luftë, luftë, luftë”, duhet të hiqet fjala “luftë”. Duhet të jemi të kujdesshëm këtë gjë e pranojmë. Tani na del kryeministri edhe na thotë që ne do ta mbyllim prapë. Po hajde i mbyllim që të gjithë, sepse s’ka punë, por në fund s’vdes nga virusi, do të vdesim nga uria”.

Kreu i opozitës tha se është e papranueshme që provokohen situata të tilla që demotivojnë turizmin në kulmin e krizës, siç ishte edhe rasti i Velipojës.

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryeministri e fillon sezonin turistik me matrapik, me prishje. Një gjë ju garantoj: nuk ka për të pasur njerëz të privilegjuar se po s’hapëm konkurencën, po nuk garantuam barazi mes aktorëve në treg, kjo vetëm ekonomi tregu nuk quhet. Të mos të ketë më 4-5 të preferuar dhe të gjithë të tjerët të ulin kokën para tyre.”- theskoi zoti Basha, duke dhënë një mesazh për vlonjatët: “Vlora është e mençur, do të dijë të zgjedhë të vërtetën dhe të drejtën kësaj radhe besoj.

Previous Post

Virusi ka ndryshuar, është bërë më infektues

Next Post

Protesta, maturantët godasin me vezë ministrinë

albnews

albnews

Related Posts

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
VKM-ja për faljen e gjobave/ Edi Rama kallëzohet në SPAK për shkelje të Kodit Zgjedhor
Albania

VKM-ja për faljen e gjobave/ Edi Rama kallëzohet në SPAK për shkelje të Kodit Zgjedhor

9 May, 2025
Next Post
Protesta, maturantët godasin me vezë ministrinë

Protesta, maturantët godasin me vezë ministrinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

9 May, 2025
Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

9 May, 2025
Dollari amerikan ‘merr kthesën’ – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ‘merr kthesën’ – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

9 May, 2025
Politico.eu: Mjeshtri i zgjedhjeve të Trump-it punon për të larguar qeverinë e Edi Ramës

Politico.eu: Mjeshtri i zgjedhjeve të Trump-it punon për të larguar qeverinë e Edi Ramës

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4668 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2375 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM