Basha: Nga kjo ditëlindje PD-ja do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditëlindja e 31-të e PD-së i gjeti të përçarë demokratët.

Nga njëra anë, zoti Berisha po mban Kuvendin në stadiumin “Air Albania” ndërsa nga ana tjetër kreu i opozitës Lulzim Basha do të zhvillojë një festë për ditëlindjen e kësaj partie në selinë blu.

Basha u shpreh se kjo është një ditëlindje e thyer nga persona që e përçanë PD-në për interesa personale sipas tij.

“Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e PD-së, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD-në për interesat e tyre, por nga kjo ditëlindje PD-ja do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha.

Share This Article