Basha rikonfirmohet në krye të PD-së, fiton 80% të votave

albnews
By
1 Min Read

 Kryedemokrati Lulzim Basha do tëvijojë të jetë në krye të Partisë Demokratike. 

Express ka siguruar rezultatet e numërimit të votave, pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e sotme në Partinë Demokratike.

Siç shihet dhe në foto, Basha ka marrë 26 mijë e 682 vota (80%), ndërsa pjesa e mbetur është ndarë mes tre rivalëve të tjerë.

Konkretisht, Agron Shehaj ka marrë 5186 vota (15.55%), ndërsa dy të tjerët kanë marrë përkatësisht nga 2.45% Edith Harxhi dhe 2% Fatbardh Kadilli %.

Share This Article