Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke folur nga Selia Blu e Partisë Demokratike pas mbylljes së procesit të votimit. Basha ka falënderuar shqiptarët që, sipas tij, votuan ndryshimin.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia blu pas përfundimit të procesit të votimit duke i dhënë shpresë të gjithë atyre që ia kanë dhënë votën ndryshimit.
Në fjalën e tij, Basha dukej sikur po shpallte fitoren dhe u shpreh se ka besim të plotë tek numëruesit dhe komisionerët.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është fitore e qartë për aleancën për ndryshim.”, tha ai.
“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Sic kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, shtoi Basha.