Basha: Nuk ka stabilitet pa demokraci

albnews
By
1 Min Read

Pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës shqiptare në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci.

Basha ka publikuar dhjetëra foto dhe ka theksuar se nuk ka stabilitet pa demokraci.

Postimi i Bashës në Facebook:

Nuk ka stabilitet pa demokraci! 
E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. 
Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! 
Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve! 
Rroftë Shqipëria! 

Share This Article