Basha: Opozita vazhdon protestat në të gjithë vendin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin nga opozita deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Do të hartohet një kalendar për vazhdimin e protestave në të gjithë vendin. Është marrë një vendim për ngritjen e shtabeve në nivel qendror dhe lokal, të cilët në bashkëpunim me opozitën e bashkuar do të bëjnë të mundur organizimin e protestave në të gjithë vendin”, deklaroi Basha.

“Ne do t’i japim Shqipërisë vizionin tonë me besimin se Shqipëria do të ketë një të ardhme. Bashkë me qytetarët shqiptarë do të marrim vendime se si do të shkojë kjo e ardhme”, shtoi kreu demokrat.

“Morëm vendimin për ndërthurjen e këtij turi protestash me një tur programi për Shqipërinë”, sqaroi më tej Basha./TCH/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply