“Refuzimi për të disatën herë të integrimit Europian të vendit, për është përgjegjësia e plotë e kryeministrit Edi Rama”, u shpreh kreu i partisë republikane Fatmir Mediu në një takim me strukturat e kësaj partie ne njësinë nr 1 në Tirane.
“Të gjitha institucionet evropiane thanë që nuk do ta organizojnë konferencën për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Është e shtata herë. Edi Rama në vend të reflektojë dhe të kuptojë se kush janë kërkesat e BE, e drejton gishtin karshi BE”, tha Mediu.
Mediu e cilësoi qeverisjen Rama si një tirani që me anë të strukturave te tij ka shkatërruar çdo vlerë demokratike dhe institucionale duke uzurpuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
“Kur në duart e një njeriu apo një grupi politik janë të gjitha institucionet, të gjitha pushtetet, është dhe ekonomia, atëherë nuk jemi as më shumë dhe as më pak sesa në një tirani. Është një tirani e cila gradualisht fillon dhe shkatërron çdo premisë dhe çdo mundësi për të ndërtuar të ardhmen tonë. Edi Rama shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi institucionet shqiptare. Ka shkatërruar pushtetin gjyqësor. Shkatërroi parlamentin, i cili është një parlament që luan tragjedi mbi kurrizin e shqiptarëve. Një parlament qesharak“, tha ai.
Në fund të këtij takimi Mediu vuri theksin tek mungesa e gjykatave të cilat nga mos funksionimi i tyre nuk mund të vihen para përgjegjësive aferat korruptive të qeverisë .