Lulzim Basha ”i shkarkuar” nga Kuvendi i Berishës, ka nisur hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të tij.
Mësohet se në mbledhjen e kryesisë, që ka nisur pak pasi Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar, Lulzim Basha ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga kreu i Këshillit Kombëtar.
Përveç Edi Palokës, Lulzim Basha ka kërkuar po ashtu edhe shkarkimin e anetareve te kryesise qe nuk mbeshteten Kuvendin e 18 dhjetorit thirrur nga Basha. Ata jane Belind Këllicit, Ivi kasos, Albana Vokshit, Aldo Bumcit, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Nokes, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandias.
Kater nga anetaret qe u perjashtuan nga kryesia jane shkarkuar dhe nga postet e sekretareve:
SEKRETAR ORGANIZATIV
Ervin Minarolli
SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN
Belind Këlliçi
SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE
Ledina Mandia
SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE
Ivi Kaso
Më herët u raportua se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte vendosur të shkarkojë 11 krerët e degëve që kanë dalë pro Sali Berishës. Kësaj liste i është bashkuar dhe kreu i degës së Kucovës.